Partizani fiton në derbi dhe nis shkëputjen, Vllaznia “parakalon“ Tiranën
7 Shkurt 2026
17:30
Telesport
Janë luajtur takimet e javës së 9-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas(25-20, 25-15, 25-12).
Një ndeshje e komanduar nga të kuqtë e trajnerit Tomorri, që tashmë janë shkëputur 6 pikë në renditje karshi rivalëvem, duke e dominuar kampionatin.
Në Shkodër, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-0 ndaj Elbasanit (24-14, 25-21, 25-17). Ndeshje pa shumë histori, komanduar nga vendasit, që ngjiten në vendin e dytë.
Ekipi i Erzenit mposhti 3-2 Skënderbeun pas një ndeshje maratonë (25-14, 25-17, 22-25, 23-25, 15-12). Korcarët shpresuan në një përmbysje, por në fund shijakasit arritën të fitojnë në fushën e tyre.
Superliga-Meshkuj, java e 9-të
Vllaznia – Elbasani, 3-0
Partizani – Studenti, 3-0
Erzeni – Skënderbeu, 3-2
Tirana (pushim)
Renditja: Partizani 21 pikë, Vllaznia 15 pikë, Tirana 14 pikë, Studenti 11 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Erzeni 2 pikë, Elbasani 0 pikë.