VIDEO: Napoli shokohet që në 15 sekondat e para, por përmbysja ndodh për 1 minutë
7 Shkurt 2026
18:46
Telesport
Në “Luigi Ferraris”, Genoa po përballet me Napolin, për javën e 24-të në Serie A. Sfida nisi vrullshëm, ku vendasit fituan një penallti që në 15 sekondat e para, pas një kontakti të zonë mes portierit Alex Meret dhe Vitinha, pas ndërhyrjes së VAR, pati penallti për vendasit. Ukrainasi Ruslan Malinovskyi tregohet i saktë nga 11-metrat.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Napoli përmbysi shifrat brenda një minute. Në minutën e 20-të, tentativa nga larg e Scott McTominay ndalet herën e parë nga portieri vendas, por Rasmus Hojlund ndjek aksionin dhe e dërgon topin në rrjetë.
Pa kaluar një minutë, skocezi McTominay kalon Napolin në avantazh pas një supergoli nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për napolitanët.