VIDEO/ Barcelona dëfrehet në La Liga, asnjë problem ndaj Mallorcas
Barcelona argëtohet ndaj Mallorcas. Katalanasit fituan 3-0, në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Lewandowski dërgoi në festë tifozërinë me golin e tij pas 29 minutash lojë.
Nuk mund të mungonte Yamal, me një gol të bukur, në minutën e 60-të. Në të 83-tën, Bernal lëvizi mirë në zonë dhe me të majtën mposhti portierin kundërshtar. Ekipi i Flick kryeson me 58 pikë, 4 pikë më shumë se Reali.
© BalkanWeb