Arritje e madhe, Distria Krasniqi “rrëmben” medaljen e artë në Paris
Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistja shqiptare tregon edhe një herë se mbetet një nga më të mirat në këtë sport, duke marrë kështu këtë sukses të rëndësishme.
Në finale, Distria mposhti Ariane Toro Soler nga Spanja. Sa i takon rrugëtimit, ajo mundi në çerekfinale Larissa Pimenta nga Brazili, ndërsa në gjysmëfinale kaloi pengesën e Amandine Buchard nga Franca. Distria Krasniqi merr kështu medaljen e nëntë të artë në Grand Slamin e Parisit.
30-vjeçarja vazhdon të shkruajë historinë e saj në Grand Slam dhe në xhudon botërore, me pritshmëritë që janë të mëdha edhe për të ardhmen.
© BalkanWeb