Newcastle pranon largimin e Sandro Tonalit, gjen zëvendësuesin e italianit te Liverpool
7 Shkurt 2026
20:49
Telesport
Ky mesa duket do të jetë sezoni i fundit i Sandro Tonali te Newcastle. Edhe pse kontrata me “Qymyrxhinjtë” i skadon në vitin 2029, mesfushori italian pritet të largohet verën e ardhshme, duke parë numrin e madh të klubeve që interesohen për të.
Mediet angleze bëjnë me dije se Newcastle është “dorëzuar” për të mbajtur Tonali-n për sezonin e ri dhe është e gatshme ta shesë atë në verë, për shifrën 65-70 milionë euro. “Qymryxhinjtë” kanë identifikuar edhe zëvendësuesin ideal të Tonalit, dhe është Curtis Jones, i cili po luan një rol dytësor te Liverpool dhe kanë nevojë për një ekip të ri, ku të jetë protagonist.
Përsa i përket të ardhmes së Sandro Tonali-t, për të ka interes të madh në Serie A, sidomos nga Juventus, por së fundmi në garë për italianin është futur edhe Real Madrid.