Besëlidhja komandon Superligën, Teuta dhe Apolonia “mbrojnë” zonën play off
7 Shkurt 2026
22:15
Telesport
Besëlidhja vazhdon të dominojë e komandojë renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj. Kampionët lezhjanë mposhtën thellë 145-79 Pogradecin jashtë fushe, duke mos e njohur fjalën “humbje” këtë sezon. Për Besëlidhjen, 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë.
Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe ekipi i Apolonisë, që mundi 95-54 Flamurtarin dhe ngjitet përkohësisht i dyti. Të gjithë titullarët e skuadrës fierake realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Merkaj për ekipin vlonjat.
Skuadra e Kamza Basket nuk zhgënjen në fushën e saj, duke mundur 94.71 Fieri Basket. Fitore e rëndësishme për kamzalinjtë, që janë ende në garë për një vend në play off. Sawyer dhe Murray realizuan nga 20 pikë për Kamzën, ndërsa 33 pikët e Green për miqtë mbetën për statistikë.
Teuta mundi 98-65 Partizanin dhe qëndron në grupin e ekipeve që duelojnë për një vend në zonën play off. Sfida e luajtur në Durrës u komandua nga vendasit, që u shkëputën që në start. 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për Teutën (Farr me 19 pikë më i miri).
Superliga-Meshkuj, java e 15-të
Pogradeci – Besëlidhja, 79-145
Kamza Basket – Fieri Basket, 94-71
Flamurtari – Apolonia, 54-95
Teuta – Partizani, 98-65
Vllaznia – Tirana, 8 shkurt
Elbasani – Skënderbeu, 8 shkurt
Renditja: Besëlidhja 30 pikë, Apolonia 26 pikë, Vllaznia 25 pikë, Teuta 25 pikë, Tirana 24 pikë, Kamza Basket 24 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Fieri Basket 19 pikë, Elbasani 18 pikë, Pogradeci 17 pikë, Partizani 17 pikë, Flamurtari 16 pikë.