Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos
Barazim zhgënjyes 2-2 i Fiorentinës në Firenze ndaj Torinos. Torinezët ndëshkuan vendasit në pjesën e parë me anë të Casadei. Ekipi violë përmbysi llogaritë me Solomon dhe Kean.
Nuk ishte e thënë që Fiore të dilte me pikët e plota nga ky takim, pasi Maripan “tundi rrjetën” në minutën e 90-të. Fiore po zhvillon sezon negativ dhe renditet në vendet e fundit të tabelës. Të dielën luhen takime të tjera të javës.
© BalkanWeb