Plani i Trump për Ukrainën, Macron: Propozimi është një bazë e mirë, por ka nevojë për punë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se plani i SHBA-së për paqen në Ukrainë është i mirë, por tha se duhet të punohet.
Ai u shpreh: “Të gjitha nismat që shkojnë drejt paqes janë të mira, por ne kemi nevojë për diçka që është e mirë për ukrainasit.”
Deklarata vazhdon përpjekjet e evropianëve për të mbështetur Ukrainën dhe për të kundërshtuar planin e paqes SHBA-Rusi, ndërkohë që e mbajnë Donald Trumpin në anën e tyre duke mos e refuzuar atë hapur.
Duke folur para gazetarëve në samitin e G20 në Afrikën e Jugut, Macron tha: “Ka dalë një plan paqeje, i cili përfshin ide mjaft të njohura, pavarësisht nëse janë ndarë apo jo. Është mirë në atë që propozon paqe dhe njeh elementë të rëndësishëm në çështjet e sovranitetit dhe garancive të sigurisë.”
Megjithatë, ai shtoi: “Por është një bazë për punë që duhet të rishikohet, siç bëmë verën e kaluar, sepse ky plan, para së gjithash, nuk u negociua me evropianët.”
Në një postim pasues në mediat sociale, Macron thotë se plani duhet të “forcohet”.
Udhëheqësi francez thekson se shumë pjesë të saj përfshijnë vendet evropiane dhe NATO-n – kështu që duhet t’i përfshijë ato, u shpreh ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb