Kimisti që u ngjit në skenë/ Nga laboratori, në dritat e teatrit, njihuni me historinë e Mark Hilajt
Mark Hilajn disa e njohin si kimistin që eksperimentonte me formulat në laborator, te tjerë e dinë si djalin që u shfaq papritur në skenë dhe nuk doli më prej aty.
Ai është një prej themeluesve dhe organizatorëve të Betlehemit të gjallë në Hajmel të Shkodrës, një traditë që prej vitit 2018 mblodhi komunitetin rreth artit dhe besimit.
Marku nuk ka një version të vetëm të vetes. Diku është kimisti, diku aktori, diku organizatori i aktiviteteve kulturore. Në thelb, një djalë që iu përgjigj një rasti dhe rasti u kthye në rrugë.
Ai tregon se aktrimi nuk ishte plan e as ambicie. Ishte një ftesë e thjeshtë që u shndërrua në një thirrje të brendshme.
Edhe pse është kimist, këtu nuk pati formulë.
Ai kishte një prirje të fshehur, por ishin të tjerët që e vunë re para tij.
Pjesëmarrja në Betlehemin e gjallë e solli në vëmendje. Ishte pjese e teatrit Migjeni në Shkodër me projekte të ndryshme, në një skenë filmi dhe më pas me angazhimi në Teatrin e Lezhës.
Ai e përshkruan teatrin si një vend ku humbet dhe gjen veten njëkohësisht. Si hapësira e vetme ku mund të jetojë shumë jetë në një të vetme.
Marku është i sinqertë kur flitet për pagesa.
Ai nuk pretendon të dijë të ardhmen, por di që teatri nuk do të mbetet thjesht dhe vetëm kur të ketë kohë të lirë.
Ai thotë se publiku e ka pranuar me zemër, jo me CV. Dhe ky është vlerësimi më i sinqertë për një aktor.
Për Markun, e rëndësishme është të mos heqësh dorë nga ajo që të thërret. Jeta nuk matet me profesione, por me guximin për të ndjekur rrugën tënde./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!