Berisha e ka ndjerë frikë për 21 Janarin, por ka marrë garanci/ Çupi: Po luhet një lojë e rëndë në SPAK
schedule23:45 – 22 Nëntor, 2025
Analisti Frrok Çupi tha në “Ora e Fundit” në ABC News se mes Sali Berishës dhe SPAK po zhvillohet një “lojë e rëndë” që, sipas tij, nuk po prodhon rezultate konkrete në drejtësi. Ai u shpreh se ish-kryeministri ka ndjerë frikë për çështjen e “21 Janarit”. Por, sipas tij është krijuar përshtypja se Berisha ka marrë garanci se hetimet do të mbeten sipërfaqësore.
Çupi akuzoi se krimet e supozuara të Berishës po mbeten të pandëshkuara për shkak të një “ombrelle mbrojtëse”, ndërsa kritikoi edhe mungesën e vullnetit institucional për të çuar përpara hetimet mbi ngjarjet e rënda politike.
“SPAK dhe Berisha po luajnë batica dhe zbatica, por nuk japin produkt. Nuk po japim asnjë ndryshim. Krimet e Berishës po mbeten të pandëshkuar. Kjo është ombrella që mbron krimin Berisha. Berisha ka ngjashmëri me ish-presidentin Brazilian, të dy janë të akuzuar për krime, kanë organizuar grusht shteti dhe të dy kanë mbledhur militantë poshtë dritares.
Të dy ëndërrojnë se i dashuron Berisha. Berisha i ka krimet sheshit. Populli shqiptar nuk ka se nga ta marrë drejtësinë, sepse nuk ka institucione. Berisha kërkon që të shurdhojë Gjykatën Kushtetuese, që t’i bëjë zhurmë në kohën që po shqyrton ankimin e qeverisë për zëvendës kryeministren. Kërkon të rrëzojë mazhorancën me taktika jashtëligjore. Nga ana tjetër duket se ka një kordinancë me SPAK. Është punë kaçakësh. Berisha në një farë mënyre e ka ndjerë frikën për “21 Janarin”.
Kam përshtypjen që ka marrë garanci nga SPAK, se do të jetë vetëm një trokitje. Po luhet një lojë shumë e rëndë në SPAK. Ky SPAK nuk ka dashur kurrë dhe nuk do që ta hetojë çështjen e ’21 Janarit’. Reforma në drejtësi nuk preu kanalet e furnizimit me para të Berishës ndaj drejtësisë”, tha Frrok Çupi./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!