Reforma e pasurive të paluajtshme/ Demo: E lidhur me mundësitë financiare. Malaj: Faza e parë e reformës, në 2028 nis zbatimi
schedule14:18 – 3 Dhjetor, 2025
Shqipëria ka gati reformën për taksimin e pasurive të paluajtshme. Ministri për pushtetin vendor Ervin Demo tha se taksa e pronës ka impakt të rëndësishëm financiar për pushtetin vendor.
Kjo sipas Demos merr peshë edhe më të rëndësishme në një kohë që po diskutohet për reformën territoriale.
Ministri i Financave tha se tashmë jemi në fazën e parë të reformës, ndërsa shumë shpejt do të kaloj në qeveri ligji për pronat. Sipas Petrit Malaj zbatimi i taksës parashikohet të nisë në vitin 2028.
Reforma e pasurive të paluajtshme, do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takes si një detyrim ky edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian./abcnews.al