Drejtësia, kritike nga Amerika/ Kongresmeni Keith Self: U ngrit për njerëzit, por nuk po u shërben atyre
A është Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës pengues i raporteve mes Prishtinës dhe Uashingtonit?
Përgjigja është PO, dhe ajo ka ardhur nga Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.
Pas këtij qartësimi, në këtë raportim është folur gjatë për Ballkanin, ku është kërkuar që SHBA-ja të bëjë presion, që Beogradi të ndalë pengesat për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, janë nxitësi kryesor i destabilitetit rajonal.
Kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, teksa Kina po e përdor ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi. Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj “keqdashës” dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Edëard P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, ka kërkuar që Serbia të mos kthehet në Bjellorusinë e Ballkanit, ndërsa Kosova sipas tij duhet të anëtarësohet në NATO.
“Ka ardhur koha që SHBA-ja të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike. Rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit. Administratën amerikane ka qenë e pabalancuar në raportin Kosovë-Serbi, përfshirë edhe sulmin terrorist të Banjskës. Ndihma më e mirë për Kosovës do të ishte anëtarësimi i vendit në NATO.”
Në komitet u theksua se Serbia po pasivizon padrejtësisht adresat e shqiptarëve në Luginë dhe se po shkel të drejtën e gjuhës shqipe në institucionet e Serbisë, ndërsa Ëilliam R. Keating, anëtari me rang më të lartë demokrat në Nënkomitet, shprehu bindjen se SHBA duhet të vazhdojë të mbështesë të ardhmen e Bosnjës, përfshirë qëndrim hapur të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, duke kritikuar administratën Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas raportimit, kroatët vuajnë diskriminim të madh brenda Bosnjës.
Sipas kongresmeneve, një nga format se si mund të ndërpritet varësia e Ballkanit nga Rusia është bllokimi i furnizimit të vendeve me gaz dhe naftë ruse, duke e zëvëndësuar atë me produktin amerikan, njejt siç po ndodh me Serbinë dhe rafinerinë e naftës NIS, me shumicë aksionesh ruse.