Goditet me thikë një i ri në Durrës
Sondazh
Loading …
schedule17:23 – 3 Dhjetor, 2025
DURRËS- Një 21 vjeçar është goditur me thikë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fllakës.
Sipas informacioneve, 21-vjeçari ndodhet në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë njohje me njëri-tjetrin. Sipas policisë, ata janë konfliktuar dhe autori e ka goditur dy herë me thikë në pjesën e brinjëve. Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
Të ngjashme