Salianji me të rinjtë, Berisha me të vjetrit/ Kreu i PD dënon foltoren paralele: Do ngelet jashtë PD-së
schedule23:19 – 3 Dhjetor, 2025
Dy foltore, një PD. Berisha me të vjetrit, Salianji me të rinjtë, Berisha me listën e mbyllur, Salianji me listën e hapur, Berisha me të pavotuarit, Salianji me të votuarit, Berisha me te mundurit e Zegjinesë, Salianji me heronjtë blu te 11 majit.
Demokratët janë lodhur, kjo është e vërteta, s’duhet të kemi frikë ti themi të vërtetat. Kjo është plaga më e madhe, demokratët po tregojnë që duhet të dëgjohen, Mosdëgjimi i tyre është gabim i rëndë. Ky është rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD.
Por dy foltoret e kishin një ndryshim thelbësor, doktori mbledh demokratët e njëjtë që i shkonin poshtë ballkonit. Kurse Salianji, mbledh demokratë të cilët duan partinë qe te ndryshoje e te freskohet. Por Berisha nuk I dëgjon thirrjet e tyre. Ervin Salianji premton që së paku në këtë rol, ta zëvendësojë Berishën.
“Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, këto thirrje as nuk duhen relativizuar, apo injoruar. Janë dhimbje, që duhet të peshojnë në përgjegjësinë e PD. Personalisht, e kam ndier këtë thirrje, përgjigja duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin. Fillon nga kjo sallë, si ky takim i parë me demokratët”
Pavarësisht përpjekjeve të dy kryetarëve të Berishës në Durrës, Ardian Muka dhe Osman Stafa, për të pakësuar takimin e Salianjit, më tepër se sa përpjekja e kot flet gjesti. Doktorit mesa duket nuk i interesonte kjo foltore, megjithëse një ditë më parë premtoi diçka tjetër.
“Dy kërkesa kam, jo gjah shtrigash, s’jemi ne në PD për gjah shtrigash. Jo. Nuk e duam ne këtë gjë”, shprehet Berisha.
Por të mërkurën paradite, doktori i nxori Salianjit karton te kuq:
Me, apo pa Salianjin, me apo pa përpjekjen e tij për ringiritjen e partisë, PD sot është shndërruar në katin shtesë të kullës se doktorit. Një ditë para Salianjit, në njësinë nr.9 në Tiranë, Berisha kishte në foltore krah me vete nipin e Blegines. I cili me sinqeritetin e tij jo edhe aq inteligjent, e tha këtë të vërtetë me zë të lartë.
“Më mirë të rrijë me ju në opozitë, se sa me Ramën në Qeveri”, thotë Klevis Balliu.
Por demokratet sot, të mërzitur nga 13 vite në opozitë, falin vetëm Berishën.
“E lehtë të rrish në opozitë me rrogë deputeti”.