Dy gola për 6 minuta, Bylis “kockë e fortë” për Teutën. Laçi dhe Lushnja me fitore të mëdha në Kat. e Parë
7 Dhjetor 2025
15:52
Telesport
Bylis dhe Teuta kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre në “Adush Muça”. Të dyja ekipet provuan të gjenin golin në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë ishte vërtet interesante.
Në minutën e 55-të, Ofor gjen golin ëpr bylis pas krosimit nga goditja e dënimit nga Përndreca. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 75-të, Teuta do të gjente golin pas një gabim fatal nga mbrojtja ballshiote dhe Muço Boçi dërgon topin në rrjetë. Gjashtë minuta më pas ishte radha e mbrojtjes së Teutës për të gabuar, Ibrahim Mustapha shënoi për Bylis. Rezultati final 1-1.
Po sot, janë luajtur edhe 4 ndeshje të vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Lushnja fitoi në transfertë 1-2 ndaj Luftëtarit. Fitore në transfertë edhe për Laçin, kurbinasit fituan 0-2 ndaj Korabit. Ilira lë pas ngjarjen e shëmtuar ndaj Skënderbeut dhe fiton në transfertë 0-1 ndaj Kukësit. I vtmi ekip vendas që fitoi ishte Kastrioti, i cili mposhti 1-0 Apoloninë.