Verstappen: Nuk ndihem i zhgënjyer por krenar që nuk u dorëzuam deri në momentin e fundit
7 Dhjetor 2025
15:49
Telesport
Edhe pse bëri një rikuperim fantastik në gjysmën e dytë të sezonit, duke rikuperuar një disvantazh prej 100 pikësh, Max Verstappen nuk ia doli dot mbanë të shpallej kampion bote në Formula 1.
Triumfi i sotëm në Abu Dhabi nuk mjaftoi për pilotin holandez të Red Bull, që për 2 pikë dorëzoi titullin te Lando Norris me McLaren, që sot u klasifikua i treti. Pas garës, ai komentoi këtë rezultat.
“Urime djema. Mënyra se si luftuam në gjysmën e dytë të sezonit ishte mjaft e mirë, mund të jemi vërtet, vërtet krenarë për këtë“, tha Verstappen pas garës.
Më tej, holandezi shtoi: “Mos u zhgënjeni shumë. Definitivisht nuk jam i zhgënjyer. Jam vërtet krenar për të gjithë që nuk u dorëzuan.”