Tirana “shpartallon” Partizanin në derbi, Kamza Basket triumfon në sekondën e fundit
8 Dhjetor 2025
12:33
Telesport
Është mbyllur java e 8-të e Superligës në basketboll për meshkuj me dy takimet e fundit. Tirana fitoi thellë 120-61 ndaj Partizanit në derbin e lutjur në “Fahrie Hoti”, duke u rikthyer në vendin e dytë në renditje.
Një ndeshje pa histori, me bardheblutë që shënuan dyfishin e pikëve të skuadrës së “kuqe”. 8 lojtare të Tiranës realizuan mbi 10 pikë (Massie me 24 pikë më i miri), ndërsa Partizani ishte larg pritshmërisë.
Fitore në sekondat e fundit për skuadrën e Kamza Basket, që falë një koshi të Murray mposhti 82-81 Skënderbeun pas një sfide të dueluar deri në fund. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, që i buzëqeshi vendasve.
Niko Thano me 29 pikë ishte lider në fushë për kamzalinjtë, që ngjiten në vendin e gjashtë. Për Skënderbeun, brock realizoi 25 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Superliga-Meshkuj, Java e 8-të
Elbasani – Apolonia, 80-111
Vllaznia – Besëlidhja, 47-94
Teuta – Fieri Basket, 90-71
Flamurtari – Pogradeci, 74-93
Kamza Basket – Skënderbeu, 82-81
Tirana – Partizani, 120-61
Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Tirana 15 pikë, Teuta 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Kamza Basket 13 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Elbasani 10 pikë, Pogradeci 9 pikë, Partizani 9 pikë, Flamurtari 7 pikë.