Barcelona fitoi 3 pikët e çmuara, por humbi Yamal për ndeshjen e radhës në Champions
10 Dhjetor 2025
9:01
Alfred Lleshi
Lamine Yamal nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e javës së shtatë të fazës së ligës në Champions League, kur Barcelona do të përballet të mërkurën e 21 janarit me Slavia Praga, në kryeqytetin çek.
Sulmuesi anësor blaugrana ishte një nga katër lojtarët në rrezik skualifikimi, së bashku me Frenkie de Jong, Marc Casadó dhe Fermín López, por u ndëshkua me karton të verdhë të drejtë, i treti në këtë edicion. Kartoni erdhi pas një faulli në minutën e 55-të ndaj mbrojtësit të majtë gjerman Nathaniel Brown, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurtit, në momentin kur rezultati ishte 2-1.
Ndërkohë, Gerard Martín, i zgjedhur sërish nga Hansi Flick për pozicionin e qendërmbrojtësit të majtë, iu bashkua listës së lojtarëve të rrezikuar nga pezullimi, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në këtë Champions, në minutën e 61-të.