Facebook ridizajnon aplikacionin duke u fokusuar tek Marketplace
Meta thotë se veçoritë e reja do të bëhen të disponueshme globalisht në javët në vijim.
A i përket Metaverse të kaluarës dhe Facebook është rikthyer tek rrënjët? Kjo është një mënyrë sesi mund ta shohim njoftimin e Meta ditën e Marte ndërsa ka vendosur të ridizajnojë produktin e saj flagship me disa veçori të cilat risjellin fokusin tek ndërlidhja e miqve së bashku me ndryshime në dizajn.
Ato vinë disa ditë pasi u raportua se Meta po konsideron shkurtime të mëdha të stafeve të angazhuara në metaverse të cilat përpara boom-it të AI, ishin ngarkuar nga Meta për krijimin e botëve virtuale si gjëja e re e madhe përpara e kompanisë.
Megjithatë ajo që joshi më shumë moshat e reja është Facebook Marketplace dhe jo metaverse. Dyqani online i kompanisë përdoret më shumë se gjysma e përdoruesve Gen Z në SHBA.
Përditësimi i ri e vendos pikërisht këtë hapësirë të aplikacionit në fokus përdoruesve së bashku me veçoritë si Reels dhe Friends. Reels dhe komunikimi kanë qenë veçoritë më popullore të Instagram dhe rikrijimi i aplikacionit Facebook me të njëjtin fokus është hapi i radhës më i logjikshëm i kompanisë.
Njësoj si në Instagram, në kohështrirje tashmë përdoruesit mund të shtypin dyherë shpejtë për të pëlqyer një foto. Kur janë 2 apo më shumë foto apo shfaqen në dizajn uniform prej katër dhe përdoruesit do të mund ti shohin fotot të plota duke klikuar mbi to.
Kërkimi është ridizajnuar gjithashtu për të ofruar mbështetje për lloje të ndryshme përmbajtjesh. Facebook po e bën më të lehtë edhe për të krijuar Stories dhe postime të zakonshme duke ofruar mjete si muzika apo etiketimi i miqve të dukshme gjatë procesit.
Edhe komentet në kohëshrirje, grupe dhe Reels janë përmirësuar ndërsa përdoruesit kanë qasje në opsione për ngjitjen e tyre. Ndryshime janë aplikuar edhe në profile.
Kompania po nxjerr profile të përditësuara të përdoruesve, duke u lejuar njerëzve të shtojnë më shumë informacion rreth interesave, hobive dhe udhëtimeve të tyre. Këtu, përdoruesit mund të përfshijnë më shumë informacion rreth vetes, si p.sh. cilat programe televizive u pëlqejnë, çfarë muzike po transmetojnë, vendet e preferuara të udhëtimit dhe më shumë.
Meta thotë se veçoritë e reja do të bëhen të disponueshme globalisht në javët në vijim. /PCWorld Albanian