“Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja”, Rama: Po e kthejmë vendin në një korridor zhvillimi nga veriu në jug
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e “Delphi Forum”, u shpreh se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të investuar.
Ai deklaroi se Shqipëria po kalon një periudhë të rëndësishme transformimi ekonomik e infrastrukturor, duke theksuar se vendi nuk konsiderohet më një “cep i largët”, por një pikë referimi për stabilitet dhe zhvillim në rajon.
Në një deklaratë publike, Rama u shpreh se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian në kohë rekord”, ndërsa GDP-ja është “dyfishuar” dhe deficiti buxhetor ka rënë në nivelet më të ulëta të viteve të fundit.
Ai vuri në dukje se investimet e huaja direkte për vitin 2024 kanë arritur në 1.58 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Kryeministri theksoi gjithashtu rritjen e sektorit të turizmit, rinovimin e porteve dhe hekurudhave, si dhe ritmin e shpejtë të transformimit digjital. Ai tha se pagat po rriten dhe se industria ushtarake është në fazë rilindjeje, duke e konsideruar këtë si rezultat të “punës dhe besimit”.
“Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim largpamës. Realiteti ka ndryshuar, Shqipëria nuk shikohet si një cep largët, por që gjërat ndodhin. transformimi është fakt.
Vendi ynë qëndron si një shtyllë stabilitetit dhe me një ekonomi në rritje. Kemi hapur të gjithë kapitujt negociatave në kohë rekord, e kemi dyfishuar GDP-në tonë, ndërkohë deficiti është në nivele më të ulura të mundshme.
Kemi një sektor në rritje të turizmit. Kemi një sektor, i cili po rinovojmë nga portet deri te hekurudhat dhe po shtyjmë transformimin digjital me një shpejtësie marramendëse. Pagat po rriten dhe industria ushtarake po rilind.
Kjo po ndodh falë punës dhe besimi. Ne po ndërtojmë një ekonomi, e cila matet jo vetëm prej volumit, por edhe për vlerat, Investimet e huaja në vitin 2024 janë 1.58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Një vend, destinacioni me stabilitet, qartësi dhe me drejtim. Po e kthejmë vendin tonë në një korridor zhvillimi nga veriu në jug.”/abcnews.al