100-vjetori i krijimit të Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Skënderbeu, gur themeli i shtetformimit dhe meritokracisë
Sondazh
Loading …
schedule19:56 – 10 Dhjetor, 2025
Në 100-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama vlerësoi figurën e heroit kombëtar si gur themeli të shtetformimit shqiptar dhe simbol të meritokracisë që ka mbijetuar çdo kohë.
Gjatë aktivitetit përkujtimor, Rama theksoi se emri i Gjergj Kastriot Skënderbeut vazhdon të mbledhë shqiptarët rreth vlerave të nderit dhe meritës, duke e cilësuar Urdhrin e Skënderbeut si një shtyllë të qëndrueshme të identitetit dhe shtetësisë, që i ka rezistuar monarkisë, diktaturës dhe tranzicionit demokratik.
“Ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pavetëdije nga figura që qëndron në zemër të qenies sonë, si subjekt kombëtar dhe shtetëror. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ai që hodhi farën e formimit të shtetit tonë, prirës që mbrojti atdheun. Sot emri i tij na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas krijimit të Urdhrit të Skënderbeut, jo vetëm për të sjellë një akt shtet formues, por për të mbrojtur sistemin e meritës.
Nderi është parimi që vë një popull në lëvizje dhe kur nderohet merita populli e njeh më mirë vetveten. Nuk është rastësi që një Republikë e sapo dalë nga pelenat, zgjodhi një urdhër të mbështetur në meritë, për të lartësuar meritat e veta. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti hedhur në themelet e Shqipërisë së re. Madhështia e emrit që kishte, bëri që t’i mbijetojë shpatës së monarkisë, zjarrit të diktaturës dhe baltës së tranzicionit drejt demokracisë”, tha kryeministri Edi Rama.
Të ngjashme