Barcelona, çfarë dhuratash surprizë! Çdo lojtar merr nga një iPhone të artë 10 mijë eurosh
11 Dhjetor 2025
13:39
Alfred Lleshi
Te Barcelona, Krishtlindjet kanë ardhur më herët. Në “Ciutat Esportiva”, ndonëse nuk kishte stërvitje të planifikuar të enjten, disa lojtarë u paraqitën për punë rikuperimi pas fitores 2-1 kundër Eintracht Frankfurt.
Sipas “SPORT”, para se të hynin në palestër, ata u surprizuan nga një grup përfaqësuesish të “GSA Motors”, kompani e Emirateve të Bashkuara që merret me shitje dhe qira të makinave luksoze. Përfaqësuesit iu dhuruan lojtarëve katalanas nga një iPhone 17 Pro Max të artë, gjest i papritur pasi, sipas burimeve të klubit, nuk ekziston asnjë marrëveshje sponsorizimi mes Barçës dhe kompanisë.
Çdo telefon ishte personalizuar me emrin e lojtarit, numrin e fanellës, si dhe logot e Barcelonës dhe “GSA Motors”. Çmimi bazë i pajisjes është rreth 3500 euro, por me personalizimet vlera mund të jetë shumë më e lartë. Vjet, Raphinha i dhuroi Lamine Yamal një iPhone të artë të personalizuar që vlente rreth 10.000 euro, dhe sipas “Sport”, edhe këto dhurata mund të jenë në të njëjtin nivel.