Sfida më e madhe e SPAK? Kandidati Braho: Të mos kthehet pas. Hetimi i një çështje nuk sjell problem në stabilitetin e një vendi
schedule14:36 – 11 Dhjetor, 2025
Prej orëve të para të mëngjesit, është zhvilluar mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK në Këshillin e Lartë.
Kandidati Klodian Braho u shpreh se sipas tij sfidë për SPAK mbetet fakti që të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard
“Sfida është që institucioni i SPAK të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa. Të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard. Kjo realizohet dujke ruajtur pavarësinë e institucionit, pavarësinë e prokurorëve dhe duke u rritur dhe maturuar me standarde më të mira”, tha ai, duke shtuar: “Nuk e mendoj që hetimi i një çështje sjell problem në stabilitetin e një vendi. Pra nëse do kishte një stabiliteti i vendit nuk komentohet me këshilla apo vendime. Në çështjet që kam patur nuk e kam ndjerë ndonjëherë këtë gjë. Një vepër penale nuk mund të mbulohet me asnjë arsyetim tjetër”