BE i tregon “kufirin” Vuçiç/ Von der Leyen: Serbia anëtarësohet vetëm nëse përmbush reformat
Pas darkës së punës së Presidentit Vuçiç me Presidenten e KE-së Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa në Bruksel, nuk ka asnjë pwrparim në lidhje me procesin e metejshëm të integrimit të Beogradit në Bashkimin europian dhe hapjen e grukapitullit të tretë, edhe pse presidenti serb vetëm dy ditë më parë bëri publik kërkesën që Serbia së bashku me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të futej njëkohësisht në union.
Nga Brukseli u tha qartë se progresi i Serbisë drejt anëtarësimit varet nga shpejtësia e zbatimit të reformave, liria e mediave, zgjedhje të lira, harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së dhe diversifikimi i energjisë, duke nënkuptuar largimin e ndikimit ekonomik rus në vend.
Natasa Vuçkoviq, Sekretare e Përgjithshme e Fondacionit të Qendrës për Demokraci në Beograd, deklaroj se zyrtarët evropianë e bënë të qartë se diskutimi mes Vucic dhe përfaqësuesve të lartë politik të BE kishte të bënte me sundimin e ligjit dhe demokracinë, duke theksuar edhe njëherë se këto reforma janë kusht për përparimin në negociata.
Bruskeli i është përgjigjur kërkesës së Vucic për tu integruar në grup në union, duke përmendur gatishmërinë dhe punën e Malit të Zi dhe Shqipërisë për të përmbushur reformat dhe për të përafruar legjislacionin, ndërsa sipas tyre Serbia është në stanjacion, duke mbetur prapa vendeve të tjera të rajonit.
Ndërsa vet von der Leyen ashtu si Antonio Costa, në postimet e tyre në rrjetin X theksuan se diversifikimi i energjisë dhe uljen e varësisë nga Rusia janë lëvizje kyçe për Beogradin, nëse ky I fundit do të avancoj brenda unionit, si një mesazh se politikat e jashtme të Serbisë nuk janë në një linjë me ato të Bashkimit Europian.
Kërkesa hileqare e Vucic nuk ka ngelur pa koment as nga kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç, I cili në X shkruan se pajtohet që destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor duhet të jetë unioni, por inkurajon që vendet e tjera të rajonit të nxitojnë dhe se ata që kanë avancuar do të jenë në zemër të Europës, duke pritur pjesën tjetër.