“Ku është ky Pirro Vengu?”/ Berisha-mazhorancës: A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s!
Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë Rama. Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Më tej kreu i PD, drejtuar mazhorancës tha se ministri i tyre , Pirro Vengu, nuk shkel në dy shtete të NATO-s,
“Kujdes…se është vetëm fillimi i tregimeve të mia. Ku është ky Pirro Vengu? A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s. Ai është zagoriot dhe nuk duhet të gënjesh, ka marrë shtetësi greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë dhe jo të ikë”, tha Berisha.
Fjala e Berishës
Gjithashtu ky raport dhe këto zgjedhje, në njërën anë dëshmojnë se çfarë jeni në gjendje ju të bëni për të mbrojtur krimet tuaja.
Damian, e ke vetë parasysh.
Tani ti qesh se e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubistët.
Jo, se lubist nuk ke qenë ti, të themi atë që është.
U harrove, se kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten ti.
Mos hap ato kapituj se nuk kanë lidhje me zgjedhjet.
Ekzakt kjo që them.
Por, tani do thoni ju, tani u them unë, është radha jonë.
Dhe tani ta dini mirë që është radha jonë.
Dhe në mënyrë absolute për ne ju nuk keni asnjë legjitimitet.
Dhe kam bindjen më të madhe se PD dhe opozita shqiptare, do u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimeve dhe narkodiktaturave.
Sa më shpejt, është në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, e drejta e tyre për të përmbysur Edi Ramën, dhe jo nga Lubia, por nga opozita…
Ti që shkove dëshmitar aty në debatin 7-orësh.
A e di si i tha atij, më shih pak në sy Ulsi, i tha Lubia.
Absolutisht po.
Nga e mora vesh?
Po muret kanë sy, kanë veshë, ruju ti, kujdes…
Kujdes se është vetëm fillimi i tregimeve të mia.
U garantoj.
Ku është ky Pirro Vengu?
A e dini ju se në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj?
Që shkruante drejtori i arkivit se Pirro Vengu, kur e akuzova për dezertor, është ortodoks çam.
Ai është zagoriot dhe ka marrë shtetësinë greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë.
© BalkanWeb