(VIDEO) Drita bie në Prishtinë dhe djeg shansin top 8, por asnjë dramë mbi playoff
11 Dhjetor 2025
21:10
Telesport
Drita bie pas 4 ndeshjesh në Conference League, faza e ligës dhe e grumbullimit të pikëve. Skuadra e Kosovës pësoi humbjen e parë në garë, duke u mposhtur 3-0 nga AZ Alkmaar. Drita kishte një fillim të mirë, duke krijuar rastin e parë në minutën e 3-të me një harkim nga Almir Ajzeraj, por portieri i holandezëve reagoi me vështirësi dhe priti topin.
Kontrolli i lojës në minutat e para i përkiste vendasve, por AZ Alkmaar ishte më efikas në shfrytëzimin e mundësive. Në minutën e 17-të, kapiteni Sven Mijnans realizoi për 0-1, duke shfrytëzuar një pasim të saktë nga Isak Jensen dhe duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.
Ndonëse Drita kërkoi penallti në minutën e 24-t, pas shqyrtimit të VAR-it, gjyqtari Dalibor Cerny vendosi të mos e japë. Futbollistët vendas u dukën të pakënaqur, por loja vazhdoi.
AZ Alkmaar pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar rezultatin. Në minutën e 38-t, Troy Parrott humbi një shans të qartë përballë portës, duke dërguar topin jashtë. Pak më vonë, një tentativë e Sven Mijnans u priti nga portieri Faton Maloku.
Në pjesën e dytë, AZ Alkmaar tregoi superioritetin e tyre të plotë. Në minutën e 58-të, Isak Jensen shënoi për 0-2, pas një asistimi nga Kees Smit, duke dërguar topin me një gjuajtje të fuqishme në këndin e poshtëm të majtë, pa asnjë mundësi për Malokun.
Më pas, në minutën e 90-të, Ibrahim Sadiq vulosi rezultatin 0-3 me një përfundim të saktë, duke konfirmuar dominimin e plotë të skuadrës holandeze. Drita mbetet 8 pikë teksa ndeshja e fundit: Rayo Vallecano-Drita, Spanjë!