Parashikimi i motit për sot, 12 dhjetor 2025
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.
© BalkanWeb