A ka një përçarje në Kremlin? Putin i jep fund aludimeve për Lavrov: Nuk e ka humbur mbështetjen, po përgatitet për…
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në lidhje me aludimet për një përçarje të mundshme me ministrni e tij të jashtëm, Sergei Lavrov.
Thashethemet për një përçarje kanë qenë në rritje që kur presidenti amerikan Donald Trump anuloi një samit të planifikuar me Putinin në Budapest, pas një telefonate midis Lavrov dhe sekretarit të shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Sipas Financial Times, ishte qëndrimi i palëkundur i Lavrovit që e shtyu Shtëpinë e Bardhë ta ngrinte samitin.
Megjithatë, Putin këmbënguli se Lavrov nuk ka humbur mbështetjen, duke shtuar se po përgatitet për një takim me zyrtarët amerikanë javën e ardhshme.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb