“AAK do jetë faktor kyç në krijimin e institucioneve”, Haradinaj: Zgjedhjet lokale, një prej sukseseve tona
Sondazh
Loading …
schedule17:24 – 11 Dhjetor, 2025
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar për Ballkan Update se Aleanca ka hyrë në zgjedhje me një listë të fuqishme kandidatësh, një program të qartë dhe me mbështetje të madhe nga qytetarët. Ai tha se pret që kjo të përkthehet në një rezultat bindës dhe të suksesshëm në ditën e votimit.
Sipas Haradinajt, zgjedhësit tashmë “e kanë kuptuar mirë se kush e meriton mbështetjen dhe kush ndëshkimin”. Ai theksoi se lista e AAK-së përbëhet nga emra me kredibilitet të lartë — përfaqësues të shoqërisë civile, të biznesit, por edhe individë që kanë shënuar suksese të mëdha në zgjedhjet lokale.
“Ne kemi dalë me një listë me emra të rëndësishëm, kemi një program të pranueshëm dhe kemi një përkrahje të jashtëzakonshme. Presim një rezultat bindshëm dhe shumë të suksesshëm. Qytetarët e kanë kuptuar kush e meriton ndëshkimin dhe kush mbështetjen.
Ishte qëllim i mirë bashkimi i forcave në një koalicion por kjo i përket të shkuarës, ne u ndëshkuam dyanshëm dhe e përjetuam këtë në mënyrë të padrejtë.
Ne kemi ofruar një listë me emra shumë kredibilë: nga shoqëria civile, bizneset, por edhe persona që kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale, të cilat i konsideruam si një nga fitoret tona më të mëdha. Nuk do të kthehemi pas! Jemi me një fushatë shumë të thjeshtë.
Edhe subjektet e tjera politike do ta ndjekin këtë forcë ku do të ketë më shumë thirrje për unifikim. Aleanca do të jetë një prej faktorëve kyç për krijimin e institucioneve.”
Të ngjashme