ABISSNET SUPERIORE: Egantia dhe Elbasani dhurojnë spektakël, por pa fitues. Flamurtari fiton sfidën direkte ndaj rivalit për mbijetesë
18 Janar 2026
18:57
Telesport
Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 20-të në Abissnet Superiore. Vëmendja kryesore ishte padyshim në Rrogozhinë, aty ku u përballën dy ekipet pretendente për titullin këtë sezon, Egnatia dhe Elbasani, ku në fund u regjistruan shifrat 2-2.
Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku i zakonshmi Karim Loukili, shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës, për të cilën u desh edhe konfirmimi i vAR-it, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje, por rezultoi që gjithçka ishte në rregull.
Në fund të pjesës së pare, Egnatia pretendon për penallti, për një prekje të topit me dorë brenda zonës, por arbitri thotë “jo”.Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Elbasanin. Verdheblutë e nisin mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë me Xhonathan Lajthinë, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në minutën e 60-të, vendasit ngushtuan shifrat me Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Bruno Lila. Fillimisht arbitri dhe goditje këndi, por pas ndërhyrjes së VAR dhe pasi pa pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga 11-metrat. Situata u shoqërua me protesta të shumta nga të dy ekipet.
Në minutën e 75-të përsëritet e njëjta skenë. Braziliani Fernando shënon nga penalltia, sërish për prekje të topit me dorë brenda zonës.
Në sfidën tjetër, Flamurtari fitoi 3-0 ndaj Bylis, rival direkt në garën për mbijetesë. Joao Urbaez ishte i pari që zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të, mbrojtëis shënoi aps një krosimi në zonë të Lorenc Trashit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vlonjatët. Në fillim të pjesës së dytë, Herald Marku dyfishon shifrat për Falmurtarin, psei ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë mjeshtërore. Në minutën e 64-të, Lorenc Trashi kroson nga goditja e këndit, Erald Maksuti shënon me kokë golin e tretë për vendasit.