Abissnet Superiore: Egnatia ndalet nga bylis, 4 gola të shënuar në “Adush Muça”
24 Janar 2026
16:13
Telesport
Java e 21-të e Abissnet Superiore është hapur më sfidën Bylis-Egnatia, e cila në fund regjistroi shifrat 2-2. Dy ekipe me synime të ndryshme, ballshiotët për të shpëtuar nga fundi i tabelës, Egnatia për të vazhduar më tej me kryesimin në vend të parë.
Goli i parë në “Adush Muça” u shënua në fund të pjesës së parë, ku Yahaya e kishte shumë të lehtë të shtyne topin në rrjetë, i kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas, pas goditjes së fortë të Flamur Ruçit. Vendasit e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat në 7 minuta. Në minutën e 50-të, Arlis Përgjoni barazoi shfirat me një goditje me të majtën brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga një rivënie e gjatë anësore.
Në minutën e 57-të, Ibrahim Mustapha shënon golin e avantazhit për Bylis nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të Altin Kryeziut brenda në zonë. Në minutën e 70-të, erdhi goli i barazimit nga rrogozhinasit me të sapofuturin në fushë Daniel Adjessa, për të cilin u desh edhe konfirmimi i VAR. Ndeshja mbyllet 2-2, Egnatia mbetet në vendin e parë me 39 pikë, bylis në vendin e tetë me 19 pikë.
Sfida tjetër e javës së 21-të mes Tiranës dhe Flamurtarit e programuar po në orën 13:30, u shty për shkak të tragjedisë në familjen e Freddy Alvarez, ku vajza e tij e mitur humbi jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm.