“Abuzoi me tenderat”/ “Aktet hetimore përbëjnë ‘sekret’”, SPAK i përgjigjet PD për kallëzimin ndaj Tërmet Peçit: Po hetohet!
SPAK i kthen përgjigje Partisë Demokratike për kallëzimin ndaj deputetit Tërmet Peçi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendra gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tepelenës. Ishte Adriana Kalaja ajo që depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
“Kemi regjistruar procedim penal për Tërmet Procedimi për shkelje të barazisë në tendera”, sqarohet në dokument.
Sipas SPAK, veprimet hetimore për Peçin ende s’kanë përfunduar. “Në këtë çast aktet hetimore përbëjnë “sekret”. Tërmet Peçi nuk është pyetur në lidhje me rrethanat”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
© BalkanWeb