Afera korruptive të ish-zv/kryeministres, Ervin Salianji: Rama thoshte se PS nuk bëhet mburojë për ata që kanë punë me drejtësinë, por në rastin e Ballukut…
Ish-Deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Oponencë i është referuar një deklarate të kryeministrit Edi Rama ku ky i fundit thoshte se “PS nuk bëhet mburojë për asnjë që ka punë me drejtësinë”.
Sipas Salianjit, sot pas aferave të zv.kryeministres Belinda Ballukut nuk po ndodhin siç deklaronte Rama.
“Ka vendosur dhe një standart ky që është kryeministër Edi Rama. Ka dalë dhe ka thënë nëse dikush ka proces edhe punë me drejtësinë PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe as avokati i tij.
Mburoja dhe avokati i çdo personi që është në këtë familje politike me që ka punë me institucionet e drejtësisë do të jetë avokati i tyre personal. Shihen veprimet që nuk ka dorëheqje të Ballukut, por as të Ramës. Nuk ka shkarkim. Nga ana tjetër ka një aktivizim për të penguar një procedurë të caktuar që është pezullimi.”, tha Salianji.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb