Aferat e Ballukut/ Salianji: Një qytetar më pyeti, me 50 milionë euro sa bukë blihen…? E shikoni ku ka shkuar varfëria?
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, në emisionin “Oponencë” në News24 theksoi se janë vjedhur miliona euro nga paratë e shqiptarëve. Ai foli për aferën e tunelit të Llogarasë, duke thënë se nuk kishte aspak garë dhe se shpërdoruan miliona euro pasi fituesi u përcaktua. Kjo theksoi Salianji është e pafalshme kur njerëzit janë në kushtet që llogarisin endëse si do të sigurojnë bukën në familje.
“Jemi në një aferë , brenda një dite, kalohen 50 milion euro dhe përcaktohen tenderët”,. Më tha një hallexhi një ditë, ore sa bukë blihen me 50 milionë euro. Njerëzit llogarisin bukën se si do ta çojnë tek familjarët e tyre. Ndërsa këtu brenda një orësh kalohen 50 milion euro dhe përcaktohen tenderët. Pra në këtë rast…thelbi është se kemi ngritur disa institucione që kryejnë punë për shërbim publik, por në këtë rast e faktuar, janë krijuar dhe harxhohen miliona euro për sistemin online të prokurimit publik, miliona euro të tjera për të krijuar një komision të prokurimi publik që apelojnë këto firmat. Pra miliona euro duke paguar këto komisione që ishin kot. Të gjitha këto bëhen që të kursehen para që në një garë të fitojë ai që ka performancë më të mirë. Por të gjitha këto milionat këtu i hedhim në kosh, pro shpërdorojmë dhe ca miliona të tjera për shkak se kompania përcakton kush do jetë fituesi, th ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb