Agjenda e re parlamentare/ Rama: Seanca të posaçme parlamentare për procesin e negociatave me BE. Kërkohet përqëndrim dhe prezencë
Kryeministri Rama tha se tani axhenda do të ndahet midis nevojave të përditshme të procesit të negociatave me BE dhe jetës parlamentare e politike.
Ai theksoi se ky vit do të ketë ngarkesë të jashtëzakonshëm në Kuvend për shkak të ligjeve që do të duhet të kalojnë filtrin për procesin e negociatave. Kjo mund të shtojë orët e punës, seancave të parlamentit dhe do të konsiderohen seancat e posaçme për procesin e negociatave.
Edi Rama: Ky vit që nis dhe vit i ardhshëm do të kenë një ngarkesë si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Numri i ligjeve që do të duhet të kalojnë filtrin dhe pastaj në seancën e vendimmarrjes së Kuvendit do të jetë më i larti ndonjëherë për shkak të procesit të negociatave.
Na duhet të kalojmë ligje, por na duhet të jemi sa më cilësorë në këtë proces. Kjo shton angazhimin, mundësinë e rritjes së orëve të punës dhe për të konsideruar mundësinë e rritjes së numrit të seancave të parlamentit.
Nuk është i përballueshëm ky proces me këtë numër seancash dhe mbase mund të konsiderohet përfshirja në kalendar e seancave të posaçme vetëm për procesin e negociatave. Seanca që për përmbajtjen dhe natyrën e tyre nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh, por seanca që kërkojnë përqendrim dhe numër prezence
© BalkanWeb