Aksident hekurudhor në Kinë/ Treni përplas një grup punëtorësh, të paktën 11 persona humbin jetën
Të paktën njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident në Kinën jugperëndimore kur një tren u përplas me një grup punëtorësh.
Treni, i cili mbante pajisje monitorimi sizmik, po udhëtonte pranë një stacioni në provincën Yunnan kur goditi punëtorët që kishin hyrë pa leje në shina në një kthesë, sipas Administratën Hekurudhore të Kunmingut.
“Menaxhmenti i hekurudhës aktivizoi planin e reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunoi me autoritetet lokale për të organizuar operacionet e kërkim-shpëtimit”, sipas kësaj të fundit.
Një hetim për shkaqet e aksidentit është duke u zhvilluar, shtoi Administrata Hekurudhore e Kunmingut.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb