Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital
Sondazh
Loading …
schedule17:58 – 17 Dhjetor, 2025
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.
Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Të ngjashme