Aksident në aksin “Shelqet–Pistull” të Shkodrës, motori përplas biçikletën, plagoset i moshuari
Aksident në aksin rrugor “Shelqet–Pistull”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Shelqet–Pistull”, motomjeti me drejtues shtetasin P. Gj., rreth 70 vjeç, është përplasur me shtetasin P. K., rreth 80 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi P. Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© BalkanWeb