Aksident në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
© BalkanWeb