Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, shoferi transportohet në spital (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
Mësohet se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në një greminë.
Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.
© BalkanWeb