Aksidenti te Ura e Dajlanit, policia jep detaje: 18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje. Tre të plagosur, mes tyre dhe dy këmbësorë
Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme më zonën e njohur si Ura e Daljanit.
Blutë bëjnë me dije se veç 18-vjeçares që ndërroi jetë në vend dhe shoferit që u plagos, si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe dy këmbêsorë.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
© BalkanWeb