Aksioni në Fushë Kuqe e Shkodër/ Pranga dy shokëve të Vis Martinaj, eksperti Softa: Edhe pse rezulton i zhdukur, grupi vijon të jetë aktiv
schedule13:20 – 12 Dhjetor, 2025
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë në “News Line”, në ABC News ka komentuar operacionin e zhvilluar me urdhër të SPAK në Fushë Kuqe e Shkodër.
Nga ky operacion u arrestuan dy “ushtarët” e Ervis Martinaj. Bëhet fjalë për Elvin Merlika dhe Alket Xhixha. Softa u shpreh se edhe pse Ervis Martinaj rezulton i zhdukur grupi vijon të jetë aktiv.
“Nga operacioni u gjetën sende të paligjshme. Një nga të arrestuarit ishte në kërkim prej tre vitesh. Gjithashtu janë sekuestruar hotele makina luksoze… Të gjitha detajet tregojnë se grupi është aktiv. Operacioni është shtrirën në zonat ku janë më problematike. Kjo zonë është vetëm 20-30 km larg kryeqytetit. Në këtë zonë kanë pasur mundësi edhe të ushtronin, dhe të realizonin objektivat e tyre”, tha Softa.
Gjatë intervistës, Softa vlerësoi operacionin duke theksuar se qëllimi kryesor ishte goditja e disa grupeve.
“Operacioni është i mirë-organizuar dhe qëllimi ka qenë të godasë disa grupe, disa baza. Fakti që godasin në të njëjtën kohë kërkojnë të dobësojnë fuqinë e botës së krimit. Mbetet për t’u parë nëse ka persona të tjerë. Rekrutimi ndaj moshave të reja tregon edhe për interesat ekonomike. Sa kohë nuk kemi shpërbërje të grupit atëherë ekziston. Nga ana tjetër nuk dimë nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo. Ne ende nuk kemi goditjen e bandës financiare. Pasi kur për një vraje ofrohet deri në 500 mijë euro për të bërë një ekzekutimin, mendohet se çfarë fuqie ato kanë. Unë vazhdoj të besoj skenarit që personi mund të jetë i gjallë dhe brenda territorit. Policia e Shtetit duhet të fusë persona brenda tyre, që të depërtoje në qelizë dhe të marrin një goditje fatale”, tha ndër të tjera ai.