Akuzat e Kryemadhit/ Blushi: Le të thotë çfarë të dojë. Prioritet, lufta kundër regjimit të Ramës
Në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Tedi Blushi u pyet lidhur me akuzat e Monika Kryemadhit që ka bërë ndaj tij. Blushi u shpreh se nuk preferon të bëjë një koment lidhur me këto akuza, ndërsa shtoi se fokusi i vërtetë mbetet lufta me regjimin e Ramës
“Asnjë koment. Nuk dua të bëhem pjesë e asnjë debati që shfokuson vëmendjen nga përballja me Ramën. Dhe nuk merrem me asnjë koment ndaj asnjë akuzë ndaj meje të zonjës Kryemadhi. Është e lirë të thotë çfarë të dojë. Jemi në kushte luftë dhe e gjithë vëmendja është t’i shkurtojmë ditët një regjimi që fut duart të xhepat e qytetarëve.
Më tej theksoi se PL ka një kryetar shumë të ri në moshë, energjik dhe që motivon edhe pse ndodhet në kushte shumë të vështira.
Gjithashtu theksoi se Meta u rrëmbye me qëllim për të dhënë mesazhin e terrorizimit të opozitës.
“Të mos harrojmë kontekstin në të cilin zoti Meta u rrëmbye. Një goditje. Dhe mesazhi tjetër ishte se ajo që ndodhi ishte show, pasi ishte menduar si do realizohej dhe se si do faktohej në media. Ai rrëmbim u kryer jo vetëm me një urdhër të paligjshme. Janë tre dallkaukë në krye të një strukturë…E vetmja ofertë e qeverisë është lëngu i groshës. Ishte porositur edhe kamera dhe transmetimi në kohë reale dhe rrëmbimi me qëllim terrorizimin e të gjithë opozitës….Nga viti 2005 Meta arriti të ndërtonte një forcë të re. Pra kishte fuqi politike dhe elektorale, si mund ta izolonin zotin meta? Vetëm duke e rrëmbyer dhe futur në një burg politik”, tha Blushi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb