“Akuzat për vrasje në rrethana cilësuese do të provohen”/ 21 janari, avokati: Berisha përdori shtetin për vrasje
schedule21:00 – 19 Nëntor, 2025
“Unë mendoj që akuzat për vrasje në rrethana cilësuese do të provohen”, kështu u shpreh avokati Romeo Kara, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi çështjen e 21 janarit 2011 ku u vranë katër protestues.
Gjithashtu gjatë intervistës, avokati theksoi se ish-kryeministri Berisha përdori shtetin për vrasje .
“Unë mendoj që akuzat për vrasje në rrethana cilësuese do të provohen. Nëse do të merren filmimet, është shumë me rëndësi për të që nuk ka pasur sulmim të drejtpërdrejt për të hyrë atje, kanë bërë një vrasje në momenti që po shuhej protesta. Dhe kjo ka qenë një mesazh dhe ky është motive. Momenti që po shuhej dhe si e sheh Europa tani “nuk mund të prevalojë karrigia jote mbi të drejtën e protestës së lirë”. Edhe pse ka kaluar kohë akoma nuk kanë rregulluar ligjin për përdorimin e armës së zjarrit. Sot ne kemi një rënie komplet të një vrulli proteste për arsye se në mënyrë të pavetëdijshme frika është futur. Se këta mirë që të vrasin me njerëzit që i kanë rrugëve…Vrasja e këtij është shkallë sipërore sepse ka përdorur shtetin…Por vrasja, ta bësh duke shfrytëzuar strukturën shtet dhe duke trajtuar shtetin si pronë, kjo duhet të përfundojë”, tha avokati.
Nga ana e tij, analisti Frrok Çupi shtoi se 21 janari është një vrasje nga qeveria duke nënvizuar se është një vrasje që dënohet me maksimum.
“Nuk është i gjithë shteti që ka bërë krimin, është qeveria. Kjo është vrasje nga qeveria. Është vrasje që dënohet me maksimum…”, tha Çupi.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

