Alarm në një shkollë në Nuremberg/ Nxënësi me armë në klasë, Forcat Speciale rrethojnë ndërtesën
Një operacion policor është duke u zhvilluar në një shkollë në Nuremberg pas një raporti se një nxënës u pa me një armë. Sipas zëdhënësit të policisë, alarmi u dha në orën 10:00 kur disa studentë raportuan se një shok klase mbante një armë.
Forcat speciale të policisë rrethuan menjëherë ndërtesën, ndërsa më vonë u konfirmua se nuk kishte asnjë person të armatosur në vendngjarje dhe nuk pati të lënduar.
Studenti në fjalë është një 15-vjeçar, identiteti i të cilit është i njohur, dhe autoritetet janë tashmë në kontakt me familjen e tij. Prioritet i policisë mbetet të përcaktojë nëse adoleshenti ka pasur vërtet armë, çështje që ende nuk është konfirmuar.
Adoleshenti është larguar nga kompleksit shkollor, ndërsa policia ka zgjeruar kërkimet në zonën përreth për të siguruar situatën dhe për të shmangur rreziqe të mundshme.
© BalkanWeb