Alcaraz: Do ta mbaj fjalën e dhënë, do të bëj tatuazh një kangur pas triumfit në Melburn
2 Shkurt 2026
10:07
Telesport
24 orë pas triumfit të tij të parë në Australian Open, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka deklaruar se do të mbajë fjalën e dhënë para fitimit të trofeut. Ai mendon se mund të bëjë një tatuazh të vogël me kangur në këmbën e tij.
Ky do të mbetej një kujtim i paharrueshëm i fitores së tij ndaj Novak Djokovic në finalen e së dielës, gjë që e bëri atë tenistin më të ri, në moshën 22 vjeç, që i ka fituar të katërt turnetë e mëdhenj të tenisit në karrierën e tij.
“E di tatuazhi që do të bëj do të jetë një kangur. Thjesht nuk e di se ku do ta bëj“, tha Alcaraz. Më tej ai shtoi: “Po mendoj vetëm për këmbën, por nuk e di se cila pulpë, nëse do të jetë e djathta apo e majta“.