Alexander Shai i jep fitoren Oklahoma, Detroit dominon në Lindje, triumfojnë edhe Boston e Toronto
22 Janar 2026
8:30
Telesport
Skuadra kampione e Oklahoma fitoi sot 122-102 në fushën e Milwaukee, duke vijuar të qëndrojë në krye të renditjes në NBA. Alexander Shai e mbylli ndeshjen me 40 pikë e 11 rebound. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Cleveland, që mundi 94-87 Charlotte, ndeshje ku u dallua Miller me 24 pikë.
Fitorja 112-104 e Detroit ndaj New Orleans e mban skuadrën e Pistons në krye të renditjes në Lindje. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë. Pa probleme triumfon skuadra e Boston, që mundi 1119-104 Indiana, sfidë ku protagonist ishte Pascal Siakam me 32 pikë e 10 rebound.
New York mundi 120-66 Brooklyn në derbi, duke korrur fitoren më të thellë në përballjen mes dy ekipeve (Brunson 20 pikë). Fitore në sekondat e fundit për Atlanta, që falë 32 pikëve të Jalen Johnson, mundi 124-122 Memphis. Ndërsa Toronto fitoi 122-109 në fushën e Sacramento (Ingram 23 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Cleveland, 87-94
Boston – Indiana, 119-104
New York – Brooklyn, 120-66
Memphis – Atlanta, 122-124
New Orleans – Detroit, 104-112
Milwaukee – Oklahoma, 102-122
Sacramento – Toronto, 109-122