Allegri para Sassuolos: Milan me “marshin e 5-të”, s’flas për titull
Tekniku i Milanit, Max Allegri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Sassuolos.
“Nkunku- Ai duhet të jetë më i relaksuar. Ka ardhur në një ambient ku të gjithë e donin – shokët e skuadrës, trajneri dhe klubi kanë besim të plotë tek ai. I kam thënë se duhet të buzëqeshë pak më shumë; nëse buzëqesh më shumë, gjërat do të shkojnë mirë. Ka teknikë shumë të mirë dhe nga tani deri në fund të vitit do të bëjë gjëra shumë të mira”.
Renditja- Interi dhe Napoli e përfunduan sezonin e kaluar në vendin e parë dhe të dytë, ndaj është normale që ata të jenë favoritët. Milani ka ndryshuar shumë lojtarë, por kanë ardhur futbollistë shumë cilësorë. Jemi në një rrugë ku duhet të kemi ambicie dhe besim, duke nisur nga ideja se Milani duhet të kthehet në Ligën e Kampionëve.
Nesër duhet të bëjmë një hap tjetër në renditje. Kemi 31 pikë, por duhen shumë të tjera për objektivin sezonal. Gjëja më e rëndësishme është të arrijmë në mars në gjendjen më të mirë të mundshme”- tha ai.
© BalkanWeb