“Alternativa me dy shtete, zgjidhja e vetme”/ Kryeministri spanjoll: Situata dramatike e palestinezëve nuk duhet harruar
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka reaguar për situatën e vështirë në Palestinë. Sanchez ka bërë thirrje që situata të mos lihet pas dorës, pasi gjendja e palestinezëve është shumë dramatike.
Këto deklarata i ka mbajtur gjatë një takimi që zhvilloi në Madrid me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Duke qëndruar edhe një herë në favor të zgjidhjes me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit midis izraelitëve dhe palestinezëve, Sanchez u zotua se nuk do të heshtë duke theksuar palestinez nuk duhet të harrohet.
“Po, ekziston një marrëveshje armëpushimi, por kjo marrëveshje duhet të jetë reale, jo fiktive. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të pushojmë derisa të ndalen sulmet kundër popullsisë dhe të mos ketë më viktima”, vazhdoi ai.
Kryeministri spanjoll siguroi gjithashtu se mbështet Autoritetin Palestinez, i cili duhet të “luajë një rol qendror dhe themelor në formimin e mekanizmave qeveritarë që do të përcaktojnë të ardhmen e popullit palestinez”.
© BalkanWeb