Analiza/ Mesazh i qart te Partizani, vlersohet kush jep gjithka nga vetja
Te Partizani nuk ka të paprekshëm. Ky ishte mesazhi para fillimit të sezonit, ndërsa Kërnaja po e vijon si filozofi. Diçka ka filluar të ndryshojë dhe lojtarët po vlerësojnë çdo minutë. Madje në periudhën ku dallohen mbi 10 mungesa, lojtarët e ekipit B apo ata që më parë konsideroheshin rezerva, janë shfaqur duke u treguar të barabartë ndaj rivalëve të Superiores.
MARJUS KOLA– Basti i Kërnajës ndaj Teutës dhe me Vllazninë ishte Kola. Mbrojtësi i djathtë debutonte në Superiore me Kukësin në vitin 2023. Vetëm një ndeshje, për të pritur mç tepër se dy vite deri te mundësia me Partizanin. Kola e ka justifikuar besimin e Kërnajës. Fillimisht luajti për herë të parë me Teutën, ndërsa më pas provoi për herë të parë ndjesinë si titullar kundër Vllaznisë. Të dyja për të si paraqitje pozitive. 24-vjeçari pritet të japë sërish kontributin ndaj Elbasanit.
HIMALLARI- Vetëm 16 vjeç, sulmuesi konsiderohet si më i miri i moshës së tij në repartin e qendrës së sulmit. Himallari ka spikatur me golat e tij çdo vit, ndërsa te Partizani e vlerësojnë për potencialin. Gjuajtjet e Elsonit shikohen edhe si pika e fortë, tipik për një numër 9.
KOKOMANI- Në qendër të mbrojtjes, ka spikatur me ekipin B. Enea, vetëm 20-vjeç, është treguar i gatshëm në sy ndeshjet e fundit. Kjo për shkak të mungesave si Preka, Sembene dhe Çipi. JATA- Te Partizani është një element, i cili u afrua me pritshmëri të mëdha. Të dielën për Babukar Jata ishte hera e parë në këtë edicion, që u llogarit për ndeshjen. 19-vjeçari luan me ekipin B, ndërsa pritet të ketë sërish mundësinë tek ekipi i parë në të ardhmen.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb